Kurti refuzon edhe sot pyetjet e gazetarëve për situatën politike në vend

Aktuale

Kurti refuzon edhe sot pyetjet e gazetarëve për situatën politike në vend

Më: 7 maj 2025 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Me rastin e 27-vjetorit të rënies së heroit të Kosovës, Bahri Fazliu, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë homazhe te varri i tij.

Kurti u shprehi lavdi dëshmorëve, por nuk e foli asnjë fjalë për politikë si zakonisht, kur u pyet nga gazetarët.

“Erdhëm sot, në 27-vjetorin e rënies heroike të Bahri Fazliut, për të bërë homazhe së bashku, sepse Bahri Fazliu është shembull i luftëtarit çlirimtar, edhe para luftës çlirimtare. Kemi pasur shumë veprimtarë të cilët e kanë përgatitur luftën, dhe në mesin e tyre, ndër më të shquarit, është Bahri Fazliu, i cili mbante pseudonimin ‘Gëzimi’.

Shkrimet e tij analitike, poezitë e tij romantike, dashuria e tij e pafund për atdheun, si dhe aksionet dhe betejat në të cilat mori pjesë, pa dyshim që e bëjnë atë një shembull të gjallë, jo vetëm për brezin tonë, por edhe për ata që do të vijnë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat