Koalicionet dështuan një nga një, Burjani thotë se ka mbetur vetëm një opsion në tavolinë

Aktuale

Koalicionet dështuan një nga një, Burjani thotë se ka mbetur vetëm një opsion në tavolinë

Nga: A.SH Më: 8 maj 2025 Në ora: 13:08
Kuvendi i Kosovës

Juristi Blerim Burjani ka thënë se pas dështimit të propozimit të LDK-së për një koalicion të gjerë ndërpartiak, dhe pas refuzimit të propozimit të VV-së për koalicion me LDK-në, po ashtu rrezikon të dështojë edhe koalicioni i opozitës i njohur si “PLASE” për formimin e qeverisë.

Ai thotë se ka mbetur vetëm një opsion në tavolinë: qeveri teknike me ekspertë për një periudhë njëvjeçare.

Postimi i plotë:

PAS DËSHTIMEVE TË PROPOZIMEVE, KA MBETUR VETËM NJË OPCION: QEVERI TEKNIKE OSE ZGJEDHJE

Pas dështimit edhe të propozimit të LDK-së për koalicionin e gjerë ndërpartiak, dështoj propozimin i VV për koalcionin me LDK, dhe koalicioni edhe i opozitës mund të dështoj si koalicion "PLAS"për të formuar qeveri, po jetë vetëm edhe një opsion Qeveri teknike e ekspertëve për periudhën një vjeçare, nëse edhe kjo dështon zgjedhjet e jashtëzakonshme jane të pashmangshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat