Kadrijaj-AAK: Do t’i drejtohemi Kushtetueses, po i mbledhim nënshkrimet

Aktuale

Kadrijaj-AAK: Do t’i drejtohemi Kushtetueses, po i mbledhim nënshkrimet

Më: 9 maj 2025 Në ora: 11:24
Time Kadrijaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se si parti janë duke mbledhur nënshkrimet e deputetëve

që formën e votimit të fshehtë ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Për shkak të shkeljeve ligjore, për shkak të ndryshimit të votimit, ne kemi mbledhur nënshkrimet që t’i adresohemi Gjykatës Kushtetuese për këtë shkelje që po bëhet.

Edhe pse e kanë shumicën nuk bënë të luajnë me qytetarët. Ne i kemi siguruar nënshkrimet. Të hënën do të dorëzohet në Kushtetuese. Momentalisht i kemi nënshkrimet edhe të LDK-së. Do të mbledhim nënshkrime edhe të dielën”, tha Kadrijaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat