Dita e Evropës frymon lirshëm me aktivitete të shumta në Kosovë

Aktuale

Dita e Evropës frymon lirshëm me aktivitete të shumta në Kosovë

Më: 9 maj 2025 Në ora: 21:03
Dita e Evropës

Kosova iu bashkua sot kremtimit të 75-vjetorit të Deklaratës së Schuman, e cila hodhi themelet për BE-së dhe hapi rrugën për një epokë të paprecedentë prosperiteti, paqeje, demokracie, solidariteti dhe bashkëpunimi në Evropë.

Për të shënuar këtë ditë, ngjarjeve të shumta të zhvilluara në vendet anëtare të BE-së, iu bashkëngjit edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, me pjesëmarrjen e ambasadorit Aivo Orav.

Qytetarë të shumtë kishin mundësinë të ndjekin nga afër punimet kreative nga fëmijë të qendrave edukative Bonevet në ekspozitën “Evropa në miniaturë”, si dhe Panairin e Ekipit të Evropës, me kioska të shteteve anëtare të BE dhe përfaqësimit të BE-së në Kosovë, në të cilat u shërbyen me ushqime dhe pije tradicionale, si dhe u ndanë dhurata për fëmijë dhe familje.

Festimi i Ditës të Evropës ka vazhduar me Karvanin e Ditës së Evropës – aktivitete për fëmijë; Orkestra e Shkollës së Muzikës "Faik Sylka" Rahovec me dirigjent Naser Dula dhe Kori “Okarina”, për t’u përmbyllur në mbrëmje me performancat emocionuese artistike nga DJ Yll Matoshi, Diana Mehmetaj dhe bendi, Majlinda Cikaqi dhe bendi, duke e përmbyllur me Capital T.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat