​Dështimi i konstituimit të Kuvendit, Haziri: Pa marrëveshje nuk ndryshon situata

Aktuale

​Dështimi i konstituimit të Kuvendit, Haziri: Pa marrëveshje nuk ndryshon situata

Më: 11 maj 2025 Në ora: 10:49
Lutfi Haziri

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thotë se situata me Kuvendin e Kosovës nuk mund të zgjidhet pa një marrëveshje politike.

Sipas tij, nuk ka vakum institucional në vend, por manipulim të situatës.

Haziri i LDK-së thotë se kjo parti nuk ka qëllim të ndërtojë bashkëqeverisje sipas kërkesës dhe ofertës që Lëvizja Vetëvendosje në këtë fazë ia ka paraqitur kësaj partie.

Haziri: Nuk besoj që përballohet kjo situatë ndryshe nëse nuk arrihet deri tek një marrëveshje

“Paralajmërimi i djeshëm i kryeministrit në detyrë që Kosova po kalon një proces vakumi institucional nuk qëndron sepse sikur në hapësirë edhe në politik nuk ka vakum institucional ka peshë specifike ai që e zë e merr dhe natyrisht më 9 shkurt është përcaktuar kjo peshë tani duhet të zbatohet të zihet dhe natyrisht më 9 shkurt është përcaktuar kjo peshë, tani duhet të zbatohet, duhet të zihet, duhet të veprohet. Me vetë faktin që nuk kemi ende marrëveshje politike për qeveri nuk po besoj që mund të përballohet zgjedhja e kryetares së Kuvendit e nominuar prej Vetëvendosjes sepse kjo është proces i lidhur përkundër që kryeministri në detyrë po insiston me nda, dhe po punon që ndaras me i zgjedh këto çështje është vlerësim i tij, është çështje e tyre. Por, nuk besoj që përballohet kjo situatë ndryshe nëse nuk arrihet deri tek një marrëveshje”, tha ai.

Deputeti i LDK-së, thotë se kjo parti nuk ka për qëllim për të ndërtuaar bashkëqeverisje sipas kërkesës dhe ofertës që LVV.

Haziri: Rruga e re për Kosovën ka qenë, nuk ka qenë as për Kurtin as për Vetëvendosjen

“Rruga e re për Kosovën ka qenë, nuk ka qenë as për Kurtin as për Vetëvendosjen ne platformën tonë qeverisëse e kemi hap para qytetarëve dhe ata e kanë vlerësuar me këtë notë që e kemi marr..nuk ka preferenca të reja apo të vjetra ka veprim politik për situatën në të cilën ne jemi. Sa i përket raportit me ta LDK e ka përcaktuar ne jemi për një lloj bashkëpunimi, për çdo lloj bashkëpunimi institucional, por e kemi të përcaktuar në Kuvend të Republikës. Nuk kemi qëllim me ndërrua bashkëqeverisje sipas kërkesës dhe ofertës që LVV në këtë fazë ia ka paraqitur LDK ne duhet me i marr me lehtësi politike”, shprehet ai.

Duke insistuar që nuk ka vakum instituar, Haziri i LDK-së tha se kjo gjendje është manipulim i situatës.

Haziri: Kjo është me manipulua situatën

“Kjo është me manipulua situatën, krizën politike në Republikë me krizë grupore individuale apo partiake nuk është e qëndrueshme....Nuk ka vakum, nuk mundet me u lejuar me u ndërtuar vakum institucional, duhet me vepruar sipas rezultatit të 9 shkurtit”, tha Haziri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat