Gjenden mbetjet mortore të tre personave të zhdukur gjatë luftës

Aktuale

Gjenden mbetjet mortore të tre personave të zhdukur gjatë luftës

Më: 15 maj 2025 Në ora: 17:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Janë lokalizuar mbetjet mortore të tre personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. 

Operacioni i gërmimit dhe zhvarrimit në Prishtinë ka zgjatur dy ditë dhe të enjten mbetjet janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka njoftuar ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. 

“Pas dy ditëve të operacioneve të gërmimit dhe zhvarrimit në Prishtinë, ekipet mjekoligjore të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe EULEX, me mbështetjen e Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës dhe Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, kanë lokalizuar mbetjet mortore të tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme dhe procesin e identifikimit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat