Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë, thotë se ka nisur heqja e masave

Aktuale

Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë, thotë se ka nisur heqja e masave

Më: 22 maj 2025 Në ora: 17:14 Përditësuar në ora: 17:16 më 22.05.2025
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas

Kallas thotë se BE ka nisur t’i heq masat ndaj Kosovës

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, në një konferencë shtypi në Prishtinë, ka thënë BE-ja se kanë nisur t’i heq masat ndaj Kosovës.

Kallas ka thënë se heqja e masave të aplikuara para dy vitesh, po bëhet gradualisht

Ajo ka thënë se ajo personalisht ka qenë e angazhuar që t’i bind vendet anëtare të BE-së që t’i heqin masat ndaj Kosovës.

…por disa po thonë që Kosova duhet të respektoj marrëveshjet dhe eskalimi në veri është në kundërshtim me këtë. Prandaj kjo është një çështje e ndërlikuar… Dëshirojmë të shohim de eskalimin në veri”, tha Kallas.

Shefja e diplomacisë evropiane u ka bërë thirrje partive parlamentare në Kosovë të bashkëpunojnë për ta zhbllokuar ngërçin politik në vend.

Kallas tha se Bashkimi Evropian është i gatshëm ta mbështesë Kosovën, por liderët e partive politike duhet t’i lënë anash ndasitë dhe ta bëjnë prioritet të ardhmen e Kosovës.

“Formimi i Kuvendit të ri dhe Qeverisë së re është thelbësor për stabilitetin, rritjen dhe të ardhmen evropiane të Kosovës”, tha Kallas.

Kallas: Inkurajoj partitë të dalin nga ngërçi e të krijohen institucionet

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e cila për herë të parë po qëndron në Kosovë, në konferencë për media tha se Kosova i përket familjes evropiane, por nuk ka rrugë të shkurtra për të arritur në BE. Ajo tha se përparimi arrihet vetëm përmes reformave të qëndrueshme.

Sipas saj , Kosova duhet fillimisht të dorëzojë agjendën e reformave në mënyrë që të përfitojë nga Plani i Zgjerimit, por kjo tha ajo bëhet vetëm kur ka institucione funksionale, për çka u bëri thirrje partive që të dalin nga ngërçi.

Së pari Kosova duhet të dorëzojë agjendën e reformave e pastaj do të jetë e pozicionuar ashtu siç duhet për të përfituar nga Plani i Zgjerimit, dhe që kjo të ndodhë, Kosova duhet të ketë institucione funksionale që në mënyrë efektive mund të zbatojnë reformat.

Për këtë arsye i inkurajoj gjitha partitë politike që të dalin nga ky ngërç politik që Kosova të përfitojë nga përkrahja jonë”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat