Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Petar Petkoviq ka komentuar deklaratën e ambasadorit gjerman në Prishtinë Jorn Rohde se strukturat paralele serbe në Kosovë duhet të mbyllen.
Petkoviq tha se në X, se kjo “konfirmon se kush qëndron prapa kryeministrit Albin Kurti për mbylljen e institucioneve paralele serbe në Kosovë.”
“Në fund Rohde tha atë që e ka përkrahur gjatë gjithë kohës. Tani është konfirmuar publikisht se kush qëndron pas mbylljes së institucioneve serbe, ndalimit të dinarit dhe mohimit të të drejtave të serbëve në Kosovë”, ka shkruar ai.
Ambasadori Rohde duke folur për mbylljen e institucioneve serbe nga Prishtina, se strukturat paralele serbe duhet të largohen, raporton kp.
“Strukturat paralele duhet të largohen, është anomali të kemi dy valuta në veri, por ajo që kemi kritikuar ka qenë mënyra e operimit”, ka thënë Rohde.