Kurti priti në takim studentë nga Universiteti Shtetëror i Floridës

Aktuale

Kurti priti në takim studentë nga Universiteti Shtetëror i Floridës

Më: 23 maj 2025 Në ora: 18:07
Pamje nga takimi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot një grup studentësh nga Universiteti Shtetëror i Floridës, me të cilët diskutoi për zhvillimet politike, ekonomike dhe demokratike në vend.

Ai theksoi se Kosova është demokracia më e qëndrueshme dhe ekonomia me rritjen më të shpejtë në Ballkanin Perëndimor, falë një popullsie të re dhe politikave të qeverisë që mbështesin të rinjtë dhe arsimin e lartë, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

Kurti u ndal te rritja e punësimit të të rinjve, bursa në fushat STEM – ku mbi 96% e përfituesve janë gra – si dhe zhvillimi i sektorit të teknologjisë.

Ai i falënderoi studentët për vizitën dhe bashkëbisedimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat