Haradinaj pret në Gllogjan delegacion nga Ushtria e Shqipëri: Kosova në NATO, synim dhe garancë për stabilitet

Aktuale

Haradinaj pret në Gllogjan delegacion nga Ushtria e Shqipëri: Kosova në NATO, synim dhe garancë për stabilitet

Më: 28 maj 2025 Në ora: 16:25
Foto nga takimi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në Gllogjan një delegacion të Ushtrisë Shqiptare.

Haradinaj bëri të ditur se pjesë e këtij delegacioni ishin kolonelë, ku bashkë me ta nderuan të rënët për liri.

“Kosova në NATO, krah për krah me vëllezërit shqiptarë, është më shumë se një synim, është garancë për stabilitet dhe paqe afatgjatë në rajon dhe më gjerë”, shkroi Haradinaj.

Në Kosovë dhe Shqipëri po mbahet ushtrimi më i madh fushor, “Defender 2025”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat