Nderohet me homazhe martiri Uran Amërllahu, në Grykën e Shalës

Aktuale

Nderohet me homazhe martiri Uran Amërllahu, në Grykën e Shalës

Më: 1 qershor 2025 Në ora: 12:57
Nderohet me homazhe martiri Uran Amërllahu

Sot në 26-vjetorin e rënies së Uran Amërllahut, nxënës i shkollës fillore “Ibrahim Banushi” në Shalë, u bënë homazhe dhe vendosën buqeta me lule pranë pllakës përkujtimore në Grykën e Shalës, për të nderuar kujtimin e tij.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në një postim në Facebook, përkujton sew Uranit, forcat serbe ia morën jetën mizorisht më 1 Qershor të vitit 1999, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

“Sot në 26-vjetorin e rënies së Uran Amërllahut, nxënës i shkollës fillore “Ibrahim Banushi” në Shalë, bëmë homazhe dhe vendosëm buqetë me lule pranë pllakës përkujtimore në Grykën e Shalës, për të nderuar kujtimin e tij.

Uranit, forcat serbe ia morën jetën mizorisht më 1 Qershor të vitit 1999, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Ai nuk ishte thjesht një fëmijë i pafajshëm që u bë viktimë e luftës, por një simbol i tragjedisë sonë kolektive dhe i çmimit të lartë të lirisë.

Kujtimi i Uranit dhe i gjithë fëmijëve të vrarë gjatë luftës është amanet për të mos harruar, për të kujtuar gjithmonë se ku ishim dhe si arritëm deri këtu.

Lavdi Uranit dhe të gjithë martirëve të lirisë!", ka shkruar Ahmeti në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat