Haradinaj takon ambasadorin Malaj: Kosova dhe Shqipëria janë më të forta kur veprojnë së bashku

Aktuale

Haradinaj takon ambasadorin Malaj: Kosova dhe Shqipëria janë më të forta kur veprojnë së bashku

Më: 4 qershor 2025 Në ora: 13:02
Foto nga takimi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malajn.

Në takim, dyshja diskutoi mbi zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni, veçanërisht për sfidat e vendit tonë në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike.

Në Facebook, lideri i AAK-së tutje thotë se Kosova dhe Shqipëria janë më të forta kur veprojnë së bashku, në mbrojtje të interesit kombëtar, në rrugën tonë drejt integrimeve dhe në garantimin e paqes e stabilitetit në rajon.

Postimi i plotë:

Në takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike.

Ambasadorin Malaj e falënderova për kontributin e jashtëzakonshëm të tij dhe të Shqipërisë për Kosovën dhe kërkova mbështetjen e mëtutjeshme në proceset që i kemi përpara.

Kosova dhe Shqipëria janë më të forta kur veprojnë së bashku, në mbrojtje të interesit kombëtar, në rrugën tonë drejt integrimeve dhe në garantimin e paqes e stabilitetit në rajon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat