Pas 8 vitesh, Shukri Buja i kthehet garës për Kryetar të Lipjanit

Aktuale

Pas 8 vitesh, Shukri Buja i kthehet garës për Kryetar të Lipjanit

Më: 5 qershor 2025 Në ora: 19:49
Pamje nga takimi

Shukri Buja, i është rikthyer garës për të marrë drejtimin e Komunës se Lipjanit.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në “Facebook”, PDK – Dega Lipjan.

Aty thuhet se Buja u nominua sot zyrtarisht si kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit.

“Sot, në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së në Lipjan, me propozimin tim dhe me votim unanim të Kryesisë, u nominua zyrtarisht z. Shukri Buja si kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, nga Partia Demokratike e Kosovës. Falënderoj nga zemra të gjitha strukturat lokale të PDK-së për bashkëpunimin, angazhimin dhe besimin. Po ashtu, e vlerësoj lart mbështetjen e lidershipit qendror të partisë, që së bashku na japin siguri se fitorja jonë është e padiskutueshme. Gjithashtu, me propozimin tim, z. Shukri Buja do të ushtrojë edhe detyrën e udhëheqësit të Degës së PDK-së në Lipjan”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat