Kastrati: Rasti përfshin veprimtari kriminale që shtrihen deri në Ekuador, dënimet mund të kalojnë 10 vjet

Aktuale

Kastrati: Rasti përfshin veprimtari kriminale që shtrihen deri në Ekuador, dënimet mund të kalojnë 10 vjet

Më: 6 qershor 2025 Në ora: 21:14
Emrush Kastrati

Emrush Kastrati, avokat në një linjë direkte në FIVE, ka folur lidhur me operacionin e policisë ku u arrestuan ditë më parë 22 persona.

Ai ka thënë se personat e arrestuar, përmes mbrojtësve të tyre, e kanë të drejtën për ankimim pas caktimit të paraburgimit nga ana e gjykatës.

“Në këto raste, kur caktohet paraburgimi nga ana e gjykatës, palët kanë të drejtë të ushtrojnë ankesë ndaj vendimit për caktim të paraburgimit dhe, natyrisht, që Gjykata e Apelit do të vendosë lidhur me ankesat e palëve në procedurë,” ka thënë ai.

Ai ka thënë se ekziston dyshimi i bazuar në këtë çështje penale ku është përdorur aplikacioni SKY ECC.

“Ekziston dyshimi i bazuar në këtë çështje penale, për të cilën edhe Prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit në gjykatë, ku gjykata caktoi paraburgimin ndaj 22 të dyshuarve për veprat penale që ndërlidhen me shitblerjen e narkotikëve, krimin dhe shpëlarjen e parave,” ka thënë ai.

Avokati Kastrati ka thënë se një vepër e tillë penale, varësisht nga provat, meqë kemi të bëjmë me një vepër e cila shtrihet deri në Ekuador, dënimet janë të ashpra ku mund të sillen në mbi 10 vite.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat