Lutfi Haziri kërkon "Qeveri të Unitetit": Mendoni përtej vetes, përtej partisë

Aktuale

Lutfi Haziri kërkon "Qeveri të Unitetit": Mendoni përtej vetes, përtej partisë

Më: 9 qershor 2025 Në ora: 13:58
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kuvendin e Kosovës.

Sot për herë të 29-të dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës nga legjislatura e nëntë e këtij institucioni, transmeton KosovaPress.

Haziri përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje për unfikim politik në mënyrë që të formohen institucionet shtetërore.

Sipas Hazirit, Kosova nuk ka kohë për të humbur përderisa bota dhe Ballkani Perendimor po ecën përpara.

“Mendoni përtej vetes, përtej partisë e për Republikën. Sot është dita e reflektimit sepse 26 vite më parë, Kosova e fitoi luftën me ndihmën e miqve të saj, për ta përkufizuar më së miri thënien lapidare të presidentit Rugova se “shtëpia nuk mbahet pa miq”.

Propozimi ynë për Qeverinë e Unitetit është zgjidhja më e mirë kalimtare për të gjithë”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

“Sot, në ditën e kapitullimit të forcave të Jugosllavisë së tretë, si rrjedhojë çlirimi i Kosovës, duhet të mendoni përtej vetës, përtej partisë e për Republikën!

Sot duhet të reflektojmë më shumë se kurrë. Koha e fundit që parlamentarizmi i Kosovës të mos lejojë ngulfatjen e shtetit nga një parti apo edhe nga një lider. Me dialog aktiv, politik e parlamentar, duhet të përballohet agjenda politike në interesin e qyetarëve të Republikës.

Regjioni i Ballkanit Perëndimor po ecën para e bota po ndryshon çdo ditë, ndërkaq Kosova në marrëdhënie të kushtëzuara me perëndimin, që i bie në marrëdhënie të kushtëzuara me aspiratën e saj.Kemi ardhur në pozitë që t’i gëzohemi largimit gradual të kushtëzimeve politike e financiare të BE-së.

Në anën tjetër, sektorin privat e kanë kapur për fyti, me politika të rritjes së energjisë elektrike dhe tatimit të pronës.

Mendoni përtej vetes, përtej partisë e për Republikën. Sot është dita e reflektimit sepse 26 vite më parë, Kosova e fitoi luftën me ndihmën e miqve të saj, për ta përkufizuar më së miri thënien lapidare të presidentit Rugova se “shtëpia nuk mbahet pa miq”.

Propozimi ynë për Qeverinë e Unitetit është zgjidhja më e mirë kalimtare për të gjithë.

Republika, mbi te gjitha!”, ka shkruar Haziri.

Kujtojmë se vazhdimi i seancës konstituive vazhdon me 11 qershor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat