Hasani: Kurti ta kuptojë një herë e përgjithmonë – nuk i ka fituar zgjedhjet

Aktuale

Hasani: Kurti ta kuptojë një herë e përgjithmonë – nuk i ka fituar zgjedhjet

Më: 11 qershor 2025 Në ora: 10:59
Nait Hasani

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani duke folur mbi ngërçin politik, tha se problemi qëndron tek kryetarët e partive.

Sipas tij, ata duhet të ofrojnë mundësi, në mënyrë që deputetët t’iu përgjigjen.

“Problemi është tek kryetarët e partive. Ata duhet të hapin mundësi dhe ne të përgjigjemi. Kam qëndrimin tim, jam për zgjidhje.

Të japin përparësi, ata të japin, jo ne. Ai (Kurti) duhet ta kuptoj një herë e përgjithmonë se nuk i ka fituar zgjedhjet, është partia e parë, por nuk i ka fituar zgjedhjet”, u shpreh deputeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat