Moment historik / Berisha rrëfen çka tha Agim Ramadani: Na mbështesni nga ajri, për këmbësori jem na

Aktuale

Moment historik / Berisha rrëfen çka tha Agim Ramadani: Na mbështesni nga ajri, për këmbësori jem na

Më: 16 qershor 2025 Në ora: 21:35
Hisen Berisha

Ish-komandanti i njohur i UÇK-së, Hisen Berisha, ka treguar detaje interesante nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë.

Berisha ka thënë se në atë kohë NATO po shqyrtonte edhe mundësit e ndërhyrjes me këmbësori, teksa ka treguar se çka i kishte thënë Agim Ramadani gjeneralit të NATO-s.

“Agim Ramdani i kishte thënë gjeneralit të NATO-s, ‘na mbështetni nga ajri, për këmbësori jemi na’. Dhe kështu ka ndodh këmbësoria kemi qenë na dhe forcat ajrore kanë qenë NATO”, ka thënë Berisha.

Tutje, Berisha ka thënë se në vitin 1998 Kosova nuk ka pasur forcë ajrore dhe Serbia na ka dëmtu ku ka dashtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat