Vazhdon operacioni i kërkimit në fshatin Gorozhup të Prizrenit për 85 vjeçarin, Nebi Tejeci

Aktuale

Vazhdon operacioni i kërkimit në fshatin Gorozhup të Prizrenit për 85 vjeçarin, Nebi Tejeci

Më: 24 qershor 2025 Në ora: 20:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, ka bërë të ditur se është duke vazhduar operacioni i kërkimit në fshatin Gorozhup të Prizrenit, për gjetjen e 85-vjeçarit Nebi Tejeci.

Në njoftim thuhet, se ekipet tona të kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zjarrfikësit dhe vullnetarët, janë të angazhuara intensivisht në terren për të lokalizuar personin e zhdukur.

“Ftojmë qytetarët që posedojnë çfarëdo informacioni që mund të ndihmojë në këtë drejtim, të kontaktojnë autoritetet përkatëse sa më parë, në nr. të telefonit 112 apo në 045/112-102”, thuhet në njoftim.

ShKKSh thekson tutje se kërkimet do të vazhdojnë derisa të kemi rezultate.

“Falënderojmë të gjithë për mbështetjen dhe solidaritetin!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat