Deliu: Gjykata Kushtetuese foli – rendi i ditës nuk mund të ndryshohet sipas qejfit

Aktuale

Deliu: Gjykata Kushtetuese foli – rendi i ditës nuk mund të ndryshohet sipas qejfit

Më: 27 qershor 2025 Në ora: 00:39
Blerta Deliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka folur qartë që Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ak thënë se rendi Rendi i ditës nuk mund të ndryshohet sipas qejfit.

“Gjykata Kushtetuese foli qartë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve. Rendi i ditës nuk mund të ndryshohet sipas qejfit, e as votimi i fshehtë të imponohet pa asnjë bazë kushtetuese. PDK ka vepruar me përgjegjësi dhe konstruktivitet, kemi kërkuar zgjidhje, jo bllokada”.

“Përkrahim sqarimin kushtetues sepse besojmë se demokracia mbrohet përmes ligjit, jo përmes lojërave politike.b Vendimi i Gjykatës duhet të zbatohet menjëherë. Mjaft është humbur kohë”, ka shkruar Deliu. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat