Bedri Elezi reagon pas debatit për “Matica Albanaca Srbije – MAS”: Bashkëpunimi me këtë OJQ është i papranueshëm

Aktuale

Bedri Elezi reagon pas debatit për “Matica Albanaca Srbije – MAS”: Bashkëpunimi me këtë OJQ është i papranueshëm

Nga: M.L. Më: 27 qershor 2025 Në ora: 13:01
Bedri Elezi

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka reaguar pas debatit të ditëve të fundit që ka shpërthyer në media lidhur me veprimtarinë e organizatës joqeveritare “Matica Albanaca Srbije – MAS”, të lidhur me ministrin e Qeverisë së Serbisë, Demo Berisha.

Në një deklaratë publike, Elezi ka sqaruar se qëndrimet e tij kritike janë të drejtuara ekskluzivisht ndaj aktivitetit të kësaj organizate dhe lidhjeve të saj me strukturat shtetërore serbe, dhe jo ndaj komuniteteve fetare shqiptare në përgjithësi.

Ai ka nënvizuar se disa përfaqësues të bashkësive fetare janë ndjerë të prekur nga deklaratat e tij, por ka theksuar se kritikat nuk kanë të bëjnë me ta, nëse ata nuk kanë lidhje me MAS-in apo me ministrin Berisha.

Lidhur me Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), Elezi ngriti shqetësime për mungesën e transparencës në procesin e therjes së kurbanëve dhe tha se nëse nuk është kontraktuar ndonjë kompani e jashtme për këtë qëllim, atëherë ka vend për shqyrtim publik.

Reagimi i plotë:

Të nderuar, Pas disa diskutimeve të ditëve të fundit në media lidhur me aktivitetet e ministrit të Vuçiçit në qeverinë e Serbisë, Demo Berisha, përmes organizatës së tij joqeveritare "Matica Albanaca Srbije – MAS", kam pranuar reagime të shumta, veçanërisht nga përfaqësues të komuniteteve fetare. Disa nga këta përfaqësues e kanë ndjerë veten apo bashkësitë e tyre fetare të goditura nga qëndrimet dhe deklaratat e mia, madje në disa raste, këto deklarata janë cilësuar si shpifje.

Dua të theksoj se shqetësimet e mia janë të lidhura drejtpërdrejt me veprimtarinë e organizatës "Matica Albanaca Srbije – MAS" dhe bashkëpunimin e saj me strukturat shtetërore serbe, jo me komunitetet fetare shqiptare në përgjithësi. Të gjithë ata që e konsiderojnë veten shqiptarë, që nuk janë të përfshirë në aktivitetet e kësaj organizate dhe që nuk kanë lidhje me ministrin Demo Berisha, nuk duhet të ndihen të përfshirë apo të sulmuar nga qëndrimet e mia publike. Sa i përket Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), nëse nuk ka kontraktuar ndonjë kompani të jashtme për therjen e kurbanëve, atëherë vërejtjet e mia lidhen me mungesën e transparencës në këtë proces.

Si dhe informacionet që lidhen e struktura të sigurisë, Nëse ekzistojnë individë të punësuar në BIK, të cilët kanë jetuar apo janë shkolluar në Sërbi, e të cilet kanë mundësi të kontribojnë me informacione në lidhje me indicjet e lartëpërmenduara, atëherë këto çështje meritojnë diskutim të hapur. Inkurajoj publikisht BIK-un që të bëjë transparente të gjitha të dhënat në lidhje me aktivitetet e prokurimit të kurbanëve për Kosovën, me qëllim që të zbutet dhimbja kolektive që këto dyshime kanë shkaktuar, Jam thellësisht i shqetësuar nëse ndonjë qytetar shqiptar është ndjerë i prekur nga deklaratat e mia në lidhje me veprimtarinë e shërbimeve sekrete serbo-ruse dhe OJQ-së "Matica Albanaca Srbije – MAS".

Kam bindjen e plotë se shumica e udhëheqësve shqiptarë në institucionet tona fetare, janë të gatshëm të bashkohen në luftën kundër veprimtarive të rrezikshme të Shërbimit Sekret Ushtarak Serb (VBA), si dhe kundër përpjekjeve për kultivimin e ekstremizmit dhe radikalizmit në mesin e shqiptarëve. Të gjithë ata që ndihen të ekspozuar nga qëndrimet e mia publike për lidhjet "Matica Albanaca Srbije – MAS" Matica-s me veprimtari të dyshimta të spiunazhit, duhet të reflektojnë seriozisht mbi këtë gjendje. Çdo bashkëpunim me këtë organizatë, e cila maskohet pas retorikës së bashkëpunimit mes shqiptarëve dhe serbëve, por në realitet punon kundër interesave shqiptare, duhet të konsiderohet si akt i dënueshëm dhe i papranueshëm. Me respekt, Bedri Elezi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat