Testi i Arritshmërisë për klasat e nënta, përjashtohen disa nxënës për shkak të përdorimit të telefonave

Aktuale

Testi i Arritshmërisë për klasat e nënta, përjashtohen disa nxënës për shkak të përdorimit të telefonave

Më: 27 qershor 2025 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se Testi i Arritshmërisë është mbajtur në 172 qendra të testimit.

Sipas njoftimit të ministrisë  nxënësit janë sistemuar në 1,549 salla testimi.

“Në këtë proces kanë marrë pjesë 24,000 nxënës, ndërsa sipas raporteve të komisioneve mbikëqyrëse, testi ka filluar me kohë dhe nuk janë evidentuar parregullsi të theksuara”, thuhet në njoftimin nga MASHT.

Ministria thekson se “për shkak të përdorimit të telefonave, disa nxënës janë përjashtuar nga testimi”.

Rezultatet e Testit të Arritshmërisë do të publikohen më 07.07.2025.

“MAShTI falënderon të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe zbatimin e Testit të Arritshmërisë për angazhimin dhe bashkëpunimin e treguar”, thuhet tutje në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat