Brahimaj: Kurtit po i zbulohen këmbët, interpretimi i tij për Kushtetuesen është mashtrim

Aktuale

Brahimaj: Kurtit po i zbulohen këmbët, interpretimi i tij për Kushtetuesen është mashtrim

Më: 29 qershor 2025 Në ora: 11:10
Lah Ibrahimaj

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, e ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mashtrim publik dhe keqinterpretim të qëndrimit të Gjykatës Kushtetuese për procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Brahimaj para mediave deklaroi se interpretimi i dhënë nga Kurti nuk përfaqëson realitetin ligjor.

Ai theksoi se të gjitha partitë dhe mediat e kanë kuptuar qartë vendimin e Kushtetueses.

“Gjykata Kushtetuese e ka thënë shumë thjesht, nuk është vetëm qëndrim i Aleancës, por edhe mediat edhe gjitha partitë, e jo si e interpreton Kurti. Është një pabesi e tij edhe mashtrimit të tij po i zbulohen këmbët nga të gjithë,” deklaroi ai para mediave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat