Publicisti Nela: Bllokimi i institucioneve, favor për Serbinë

Aktuale

Publicisti Nela: Bllokimi i institucioneve, favor për Serbinë

Nga: A.SH Më: 7 korrik 2025 Në ora: 15:07
Avni Dehari

Publicisi shqiptar Milaim Nela, ka thënë se për më shumë se tre muaj, partitë politike të Kosovës nuk po arrijnë të konstituojnë institucionet, duke ngulur këmbë në qëndrimet e tyre.

Kjo situatë, sipas tij, po i jep Serbisë argument para ndërkombëtarëve se shqiptarët nuk janë të gatshëm për të udhëhequr një shtet funksional.

Emrat si Kurti, Krasniqi, Abdixhiku apo Haradinaj janë pjesë e fajësisë politike, por qytetarët dhe ndërkombëtarët shohin vetëm rezultatin: mungesën e institucioneve.

Postimi i plotë:

Partite politike të Kosovës me bllokimin që i kanë bërë institucioneve duke ngulë këmbë si mushka n'lloç po ja bajnë qejfin Serbisë duke i dhënë asaj argument para ndërkombëtarëve dhe qendrave vendimarrëse se shqiptarët e Kosovës as nuk e duan e as nuk e meritojnë shtetin!

...

Atyre nuk ju a ndjen tē thellohen se kush e ka fajin.....Kurti, Krasniqi, Abdixhiku apo Haradinaj!

Ata shikojnë rezultatin....per mbi tre muaj nuk arrijnë apo nuk duan ti kosntituojnë institucionet!

Kaq!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat