I riu vdiq në ‘duart’ e policisë: Hetim urgjent, vendosje e drejtësisë

Aktuale

I riu vdiq në ‘duart’ e policisë: Hetim urgjent, vendosje e drejtësisë

Nga: H.O. Më: 7 korrik 2025 Në ora: 19:52
Policia e Kosovës

Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar pas rastit të fundit ku një i ri nga Lipjani ka ndërruar jetë brenda institucionit të policisë.

Bajraktari ka thënë se duke e marrë për bazë edhe rastin që ndodhi në Klinë, duhet një hetim urgjent dhe vendosje e drejtësisë.

Sipas tij, shteti nuk është për t'i sulmuar e rrahur qytetarët e vet, shteti qytetarët duhet t'i mbrojë.

Postimi i plotë:

Hetim urgjent, vendosje e drejtësisë, përgjegjësi e llogaridhënie

Brenda pak ditësh, dy raste të rënda, ku ata që janë të mandatuar me Kushtetutë dhe ligj ta mbrojnë rendin dhe sigurinë publike, bëjnë saktësisht të kundërten.

Një rast në Klinë, ku shihet qytetari në pranga teksa sulmohet nga zyrtarët policorë, sulm absolutisht jo proporcional, i pa nevojshëm dhe me tejkalim flagrant dhe keqpërdorim të autorizimeve që ua jep ligji.

E si mos më keq, një qytetar, një djalë i ri, nga Lipjani vdes në duar të organeve të shtetit, policisë.

Ndaj këtyre rasteve, duhet reagim, duhet vepruar dhe hetuar me urgjencë, duhet përgjegjësi, duhet të veprojë dora e shtetit dhe e ligjit.

Shteti nuk është për t'i sulmuar e rrahur qytetarët e vet, shteti qytetarët duhet t'i mbrojë, e assesi ta bëjë të kundërtën.

Policia është nga institucionet vitale të shtetit, ndëshkimi i përgjegjësve, përveç se vendos drejtësi për rastet, e mbronë policinë nga çfarëdo tendencë të degradimit të këtij institucioni, nga kushdo qoftë dhe ngado qoftë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat