Bllokohet sërish rruga Shkup – Hani i Elezit, shkaku i zjarrit

Aktuale

Bllokohet sërish rruga Shkup – Hani i Elezit, shkaku i zjarrit

Më: 9 korrik 2025 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Ditëve të fundit ka pasur zjarre të mëdha në afërsi të kufirit të Maqedonisë së Veriut me Kosovën.

Sot, sërish për shkak të arsyes së njëjtë është bllokuar rruga Shkup – Hani i Elezit.

Kjo vlen për të gjitha llojet e automjeteve.

Lajmi u bë i ditur nga ana e Qendra Kosovare për Menaxhimin e Kufirit.

“Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat