Zemaj: Sot do duhej të kishte arrestime për keqpërdorim të buxhetit gjatë qeverisjes Kurti

Aktuale

Zemaj: Sot do duhej të kishte arrestime për keqpërdorim të buxhetit gjatë qeverisjes Kurti

Më: 11 korrik 2025 Në ora: 11:37
Deputeti i betuar i LDK-së, Armend Zemaj

Deputeti i betuar i LDK-së, Armend Zemaj është deklaruar para seancës së 45-të konstituive.

Ai para medieve tha se sot është dashur të ketë aktakuza të ngritura, madje edhe arrestime, sipas tij, për keqpërdorimin e ndodhur në buxhetin e Kosovës gjatë qeverisjes Kurti.

“Sot do të duhej të kishim aktakuza të ngritura, e të mos them edhe arrestime për keqpërdorimin që ka ndodhur në buxhetin e Kosovës në këto katër vjet të Qeverisë Kurti.

Ka shumë kontrata që janë evidente që ka pasur shkelje”, tha Zemaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat