Sot pritet të shpallet aktgjykimi në Apel ndaj Pjetër Shalës

Aktuale

Sot pritet të shpallet aktgjykimi në Apel ndaj Pjetër Shalës

Më: 14 korrik 2025 Në ora: 07:35
Pjetër Shala

Pritet që sot të shpallet aktgjykimi në shkallën e dytë ndaj Pjetër Shalës pas ankesës që është bërë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore e cila e dënoi me 18 vjet burgim për krime lufte.

Për këtë rast janë mbajtur dy seanca të apelit në të cilat mbrojtja ka kërkuar lirimin e Shalës ose rikthimin e çështjes në rigjykim,.

Megjithatë, Prokuroria ka thënë se trupi gjykues në këtë rast ka vendosur drejtë.

Ngjashëm sikurse Prokuroria, qëndrimin e ka pasur edhe mbrojtësi i viktimave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat