Visar Azemi: Po kandidoj për kryetar të Ferizajt me vullnet e plan, bashkë mundemi me çu përpara qytetin

Aktuale

Visar Azemi: Po kandidoj për kryetar të Ferizajt me vullnet e plan, bashkë mundemi me çu përpara qytetin

Më: 17 korrik 2025 Në ora: 19:57
Visar Azemi

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për kryetar të Ferizajt, Visar Ademi, përmes një videoje ka folur për problemet e Ferizajt dhe zgjidhjen e tyre.

Azemi ka deklaruar se po kandidon për kryetar me vullnet e plan, që bashkë mund të çohet përpara ky qytet.

Ai ka thënë se e do Ferizajn, jo vetëm pse është qyteti i tij – por edhe që e di çka mund të bëhet.

Postimi i plotë:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat