Deri në dy orë pritje për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë

Aktuale

Deri në dy orë pritje për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë

Më: 19 korrik 2025 Në ora: 19:37

Pritjet për hyrjen e mërgimtarëve në Kosovë po vazhdojnë të jenë të gjata.

Ato po arrijnë deri në 1 orë e 40 minuta në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë.

Po ashtu, në pikën kufitare në Muçibabë, pritjet mund të zgjasin deri në 25 minuta.

Nga ana tjetër, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar raporton se në pikat kufitare të tjera, pritjet janë më të shkurtra, mes 5 dhe 10 minutash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat