Osmani: Kanë ngelur pak ditë, s’po shihet marrëveshje as konsensus

Aktuale

Osmani: Kanë ngelur pak ditë, s’po shihet marrëveshje as konsensus

Më: 22 korrik 2025 Në ora: 16:38
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në një konferencë për media ka njoftuar se ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të sqaruar ecurinë për konstituimin e Kuvendit pas afatit Kushtetues, e që është data 26 korrik.

Osmani tha se kjo kërkesë në esencë është qartësimi i pasojave juridike i moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit Kushtetues.

“Kjo është një kërkesë që paraqitet pas një situate të paprecedentë në jetën institucionale të vendin tonë ku edhe përkundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin KO 124/25, i cili ka paraqitur afatin Kushtetues të detyrueshëm, kanë mbetur edhe pak ditë,

por nuk shihet as marrëveshja e as konsensusi për konstituimin e Kuvendit brenda këtij afati”, deklaroi Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat