Përditësimi i fundit, 3 deri në 5 minuta pritjet në të gjitha pikat kufitare

Aktuale

Përditësimi i fundit, 3 deri në 5 minuta pritjet në të gjitha pikat kufitare

Më: 23 korrik 2025 Në ora: 00:16
Foto ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat rreth gjendjes në pikat kufitare.

Sipas të dhënave, nuk ka edhe aq qarkullim edhe përkundër faktit se tashmë mërgimtarët në numër të shtuar po vijnë në vendlindje për t’i kaluar pushimet.

Për të hyrë në Kosovë pritjet në të gjitha pikat kufitare janë 3 deri 5 minuta.

Ndërsa për të dalë nga Kosova pritje me të gjata ka të ‘Dheu i Badhë’ të cilat po zgjashin nga 25 deri 30 minuta.

Përditësimi i të dhënave të fundit është bërë në ora 23:13 minuta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat