Nura: Fatmir Limaj do e meritonte votën e PDK-së

Aktuale

Nura: Fatmir Limaj do e meritonte votën e PDK-së

Më: 23 korrik 2025 Në ora: 11:08
Jakup Nura

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, ka thënë se po të kandidonte për kryetar të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, do e meritonte votën e PDK-së.

Në një paraqitje para mediave, ai ka deklaruar Limaj është më i duhur për t’u votuar se gjysma e deputetëve të VV-së.

“Mendoj që PDK e voton Fatmir Limajn duke e ditur se është më i devotshëm apo më i dinjitetshëm se gjysma e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kështu që ne e kemi një qëndrim, përpos ministrat nuk do t’i votojmë, kështu që mendoj se Fatmir Limaj do e meritonte votën e PDK-së”, ka thënë Nura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat