Skënder Hyseni “godet” Abdixhikun: Mos vajto ti quni i LDK-së por bëhu burrë, nese je?!

Aktuale

Skënder Hyseni “godet” Abdixhikun: Mos vajto ti quni i LDK-së por bëhu burrë, nese je?!

Nga: A.SH Më: 27 korrik 2025 Në ora: 08:22
Skënder Hyseni

Ish-ministri dhe ish-zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Skënder Hyseni, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike dhe qëndrimeve publike të përfaqësuesve aktualë të LDK-së.

Përmes një postimi të drejtpërdrejtë dhe kritik në rrjete sociale, Hyseni i është drejtuar "qunit të LDK-së", siç e quan ai, duke aluduar në Lumir Abdixhikun, kryetarin aktual të kësaj partie.

Sipas Hysenit, pikërisht LDK-ja dhe udhëheqësit e saj të tanishëm janë përgjegjës për sjelljen në pushtet të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

“Zot i Madh, kot po vajton ky quni i LDK-së. Albin Kurtin dhe noteren e tij Vjosa Osmanin i solli në pushtet ky far Lumiri që i thotë vetes Kryetar i LDK-së,” ka shkruar Hyseni.

Postimi i plotë:

Zot i Madh,

Kot po vajton ky quni i LDK-së. Albin Kurtin dhe noteren e tij Vjosa Osmanin i solli në pushtet ky far Lumiri që i thot veti Kryetar i LDK-së. As këtë të mjerin Avni Dehari nuk e solli askush aty ku e vetmja gjë që di të thotë është: "Ndalja telefonin, asi mikrofonin..."!

Mos vajto ti quni i LDK-së por behu burrë, nese je?! Dhe, pranoje që je pjesë e shtetrrënimit, së bashku me miqët tu. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani!

S.H.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat