Haxhiu: Beteja për moskonstituimin e Kuvendit është politikisht e gabuar

Aktuale

Haxhiu: Beteja për moskonstituimin e Kuvendit është politikisht e gabuar

Më: 28 korrik 2025 Në ora: 22:46
Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu, ministre në detyrë e Drejtësisë dhe kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, ka fajësuar opozitën e deritanishme për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka thënë se ish-opozita nuk ka votuar, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka bllokuar procesin.

“Nuk është vendim i mirë i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që nuk e konstituan… Vendimi i tyre që të shkojnë në seancë dhe të mos marrin pjesë në votim, mendoj që është vendim i gabuar.”

”Kam thënë edhe njëherë që ne kemi plot çështje për të cilat mund t’i bëjmë betejat tona, por të bësh betejë për konstituimin apo moskonstituimin e Kuvendit është vendim politikisht i gabuar”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat