Delegacioni i OVL-UÇK-së pritet nga ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj

Aktuale

Delegacioni i OVL-UÇK-së pritet nga ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj

Më: 29 korrik 2025 Në ora: 16:06
Foto nga vendngjarja

Një delegacion i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), i kryesuar nga kryetari Hysni Gucati, është pritur sot në një takim nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë.

Sipas komunikatës së OVL-UÇK-së, takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, miqësore dhe vëllazërore.

Palët diskutuan mbi rëndësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes së vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pozitën e veteranëve në shoqëri, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në funksion të interesave të përbashkëta kombëtare.

Kryetari Gucati dhe delegacioni që e shoqëroi falënderuan ambasadorin Malaj për mikpritjen dhe për, siç u cilësua në njoftim “qëndrimin e qartë dhe të palëkundur në mbështetje të luftës sonë çlirimtare”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat