Autoritetet serbe kanë arrestuar Behar Preniqin nga Obiliqi me pretendimin se ishte pjesëtarë i UÇK-së.
Mirëpo, familjarët e tij po mohojnë këtë akuzë.
Sipas tyre, ai ishte shumë i ri në kohën e luftës.
Ai nuk figuron as në listat e organizatës së veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.