5,163 familje përfitojnë nga skema “Qeveria për Familjet”

Aktuale

5,163 familje përfitojnë nga skema “Qeveria për Familjet”

Më: 7 gusht 2025 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Në kuadër të skemës 1.8. “Qeveria për Familjet” deri më tani janë mbështetur 5,163 familje që më parë nuk kishin asnjë anëtar të punësuar. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Sipas njoftimit të MFPT-së, përmes skemës mundësohet subvencionimi i 70% të pagës për gjashtë muaj me radhë.

“Kujtojmë se kjo skemë është e vazhdueshme dhe qytetarët mund të aplikojnë duke u regjistruar në zyrën e punësimit në komunën e tyre”, thuhet tutje në njoftim.

Njoftimi i plotë:

5,163 familje që nuk kishin asnjë të punësuar tashmë kanë së paku një anëtar të punësuar

Në kuadër të skemës 1.8. “Qeveria për Familjet” deri më tani janë mbështetur 5,163 familje që më parë nuk kishin asnjë anëtar të punësuar.

Përmes skemës mundësohet subvencionimi i 70% të pagës për gjashtë muaj me radhë.

Kujtojmë se kjo skemë është e vazhdueshme dhe qytetarët mund të aplikojnë duke u regjistruar në zyrën e punësimit në komunën e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat