‘Detaji’ që nuk u vërejt në protestën e djeshme, analisti reagon ndaj protestuesve: Trima të kujt jeni?

Aktuale

‘Detaji’ që nuk u vërejt në protestën e djeshme, analisti reagon ndaj protestuesve: Trima të kujt jeni?

Nga: N.E Më: 8 gusht 2025 Në ora: 09:49
Pamje nga protesta

Analisti politik nga Shqipëria ka reaguar rreth protestës së mbajtur dje në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale.

Shahu përmes një shkrimi në Facebook, pyet pse nuk shihet flamuri i Kosovës në protest, gjersa shpreh habi pse shihen flamujt e Shqipërisë e cila as nuk e ka çliruar dhe as nuk e ka ndihmuar Kosovën.

Tutje, ai pyet pse nuk ka flamuj amerikan dhe të NATO-s, pasi ata e kanë çliruar Kosovën.

“Pse nuk po shihet flamuri i Kosovës në protestë në Prishtinë. Asnjë flamur i Kosovës nuk po shihet. Ju trima të kujt jeni. Gjithë ato flamuj të Shqipërisë. Shqipëria nuk u ka çliruar as u ka ndihmuar.

Shpresojmë që Amerika të vazhdojë ta dojë Kosovën më shumë se ne. Asnjë flamur amerikan, asnjë flamur i NATO-s nuk po shihet në protestë.

Plot flamuj të UÇK-së, asnjë i NATO-s. Nuk e ka çliruar Kosovën UÇK-ja por e ka çliruar Amerika e NATO. Po, Amerika e NATO na e sollën lirinë, jo ju që jeni sot në shesh. Pa Amerikën e NATO-n sot as nuk do të mund të dilnit në protest”, ka shkruar Shahu.

Image
Fotografia e publikuar nga analisti Rexhep Shahu
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat