Çitaku pas reagimit të VV-së për aktvendimin: S’po ndalen tendencat për ta përmbysur rendin kushtetues

Aktuale

Çitaku pas reagimit të VV-së për aktvendimin: S’po ndalen tendencat për ta përmbysur rendin kushtetues

Më: 8 gusht 2025 Në ora: 18:15
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, pas reagimit të VV-së mbi aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese ka thënë se tendencat e kësaj partie për ta përmbysur rendin kushtetues nuk po ndalen.

Çitaku tha se reagimi i sotëm i VV-së e dëshmon qartë këtë, ku sipas saj, filluan me sulme denigruese e personale ndaj gjyqtarëve një nga një dhe e vazhduan me komunikatë zyrtare.

“Kjo qasje është rrezik për demokracinë dhe për gjithçka që është ndërtuar në këtë vend me shumë sakrificë e mund”.

“Qëllimi i tyre tashmë është i qartë: delegjitimimi i çdo institucioni dhe i vetë demokracisë. Por kjo mendësi nuk do të kalojë. Nuk do ta lejojmë”, tha Çitaku.

Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar vendimin e publikuar sot nga Gjykata Kushtetuese për të cilin ka thënë se “përbën devijim të rrezikshëm nga roli kushtetues”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat