Kraki kritikon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: “Ka tejkaluar rolin e saj, rrezikohet sistemi kushtetues i Kosovës”

Aktuale

Kraki kritikon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: “Ka tejkaluar rolin e saj, rrezikohet sistemi kushtetues i Kosovës”

Nga: A.SH Më: 12 gusht 2025 Në ora: 19:14
Nezir Kraki

Në një analizë të thelluar mbi vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, deputeti i VV-së, Nezir Kraki shpreh shqetësimin e tij se me shtimin e dy pikave në nenin 67 të Kushtetutës, Gjykata ka tejkaluar kompetencat e saj.

Sipas Krakit, vetëm Kuvendi ka të drejtë të ndryshojë tekstin kushtetues, dhe jo Gjykata, që sipas tij ka bërë një “gjimnastikë juridike” që rrezikon parimin themelor të ndarjes së pushteteve.

Kraki shpreh shpresën se me arsyetimet e plota të vendimit, që ende nuk janë publikuar, Gjykata do të sqarojë se këto norma të reja vlejnë vetëm për rastin konkret dhe nuk synojnë të bëhen norma permanente.

Megjithatë, ai paralajmëron se deformimi i frymës së Kushtetutës dhe ndërhyrja në tekst mund të dëmtojë seriozisht stabilitetin demokratik të Kosovës.

Postimi i plotë:

Që secili ta ketë të qartë, me vendimin e fundit, Gjykata kushtetuese ia ka shtuar nenit 67 te Kushtetutes dy pika. Këto me të kuqe. Prandaj, kur analizojmë pa politikë dhe nëse duam t’i mbesim besnik parimit të ndarjes së oushteteve, na del se Gjykata e ka tejkaluar rolin dhe detyren që ka. Gërma, fjalë e norma të reja Kushtetutes mund t’i shtojë VETEM Kuvendi. Kaq e thjeshtë është kjo punë.

Megjithatë, unë e kam një dozë shprese se Gjykata do e përmirësojë këtë anomali në arsyetimet që do dalin me vendimin e plotë i cili ende s’është publikuar. Aty Gjykata mund të sqarojë se këto dy norma të reja vlejnë veç për situatën që e ka trajtuar dhe s’kanë synim (sepse nuk munden) të bëhen norma permanente. Edhe pse, që të jem i sinqertë kjo kërkon gjimnastika juridike komplekse, tash që Gjykata ka shku shumë larg në deformimin e frymës së Kushtetutes.

Situata bëhet e frikshme kur shohim se opozita me disa ithtarë të paushallit, mendojnë se dalja nga bllokada është më e rëndësishme sesa sistemi kushtetues i një demokracie. Kjo është qasje absurde e cila ia pamundëson Kosovës që një ditë të funksionojë normalisht sepse, pavarësisht partive politike apo rezultatit të zgjedhjeve, sistemi duhet të rezistojë dhe të jetë pa kalendar politik.

Demokratike janë veç vendet ku respektohen liria e zgjedhjes dhe normat kushtetuese. Prandaj nuk duhet lejuar as deformimi i vullnetit të shprehur me votë dhe as pështatja kushtetuese me politkën e momentit. Kuptohet, nëse duam të bëhemi si Evropa e të shkojmë atje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat