2 minuta në studio – pastaj largohet! Çfarë ndodhi mes Qollakut dhe Pandurit?

Aktuale

2 minuta në studio – pastaj largohet! Çfarë ndodhi mes Qollakut dhe Pandurit?

Nga: Bota sot Më: 13 gusht 2025 Në ora: 19:44
Pamje nga videoja

Eksperti i sigurisë, Fatmir Qollaku, lëshon studion e "Debat Plus" pas dy minutash – prezantuesi Emral Panduri kritikohet për qasjen jorespektuese

Mbrëmë, në emisionin "Debat Plus", ndodhi një incident i pazakontë kur eksperti i sigurisë, Fatmir Qollaku, u largua nga studio vetëm dy minuta pas fillimit të debatit.

Arsyeja e këtij largimi të menjëhershëm duket të ketë qenë mënyra e komunikimit të prezantuesit Emral Panduri, e cila u konsiderua si jorespektuese ndaj mysafirit.

Tema e debatit ishte një ndër më të ndjeshmet dhe më aktualet në vend – vrasjet që kanë ndodhur kohëve të fundit në Kosovë dhe çështjet që lidhen me sigurinë publike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat