​SHBA transferon 50 automjete të blinduara sigurie në Kosovë

Aktuale

​SHBA transferon 50 automjete të blinduara sigurie në Kosovë

Më: 16 gusht 2025 Në ora: 15:22
Autoblinda

Shtetet e Bashkuara kanë transferuar 50 automjete të blinduara sigurie Kosovës.

Kjo vjen si pjesë e Programit të Artikujve të Tepërt të Mbrojtjes.

Në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë thuhet se Kosova, duke përdorur burimet e saj mbrojtëse, do t'i sjellë këto automjete në kapacitet të plotë operacional, duke shënuar një hap tjetër në angazhimin e përbashkët për forcimin e kapacitetit mbrojtës të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për forcimin e sigurisë së të dy vendeve. 

“Shtetet e Bashkuara kanë kënaqësinë të transferojnë 50 Autoblinda (ASV) për Qeverinë e Kosovës në kuadër të Programit për Pajisje të Mbetura të Mbrojtjes (Excess Defense Articles Program)”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Ambasada tha se një gjë e tillë vjen si hap tjetër për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të FSK-së.

“Kosova, duke përdorur burimet e saj të mbrojtjes, do t’i bëjë këto automjete plotësisht funksionale, duke shënuar një hap tjetër në përkushtimin tonë të përbashkët për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe përforcimin e sigurisë së të dyja vendeve tona”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat