Votimet dështuan disa herë – a ka ende shpresë për Albulena Haxhiun?Ja çfarë thotë Krasniqi

Aktuale

Votimet dështuan disa herë – a ka ende shpresë për Albulena Haxhiun?Ja çfarë thotë Krasniqi

Nga: N.E Më: 19 gusht 2025 Në ora: 10:10
Albert Krasniqi

Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e plotë për çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Më 8 gusht, Kushtetuesja ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.

Me publikimin e aktgjykimit të plotë, nis edhe rrjedhja e afatit 30-ditor.

Albert Krasniqi nga Demokracia plus thotë se duke filluar nga ky aktgjykim, Lëvizja Vetëvendosje duhet të propozojë një kandidat tjetër.

Sipas tij, për shkak që votimi për Albulena Haxhiun ka qenë i pasukseshëm për pesë herë, ajo nuk mund të rikandidohet sërish.

"Duke qenë se votimi për kandidat/e për kryetar/e të Kuvendit nuk mund të përsëritet më shumë se tre herë për të njëjtin person, dhe se propozimi i parë i LVV-së për kandidaten Albulena Haxhiu ka qenë i pasuksesshëm për pesë herë, ajo nuk mund të rikandidohet sërish. Në vijimin e seancës konstituive, LVV duhet të propozojë një kandidat/e tjetër për këtë post", ka shkruar Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat