Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka reaguar ashpër ndaj koalicionit opozitar PLAS, duke thënë se ky bllok politik nuk dëshiron as zhbllokim, as formim të institucioneve.
Në një postim në rrjetet sociale, Avdyli u shpreh se PLAS ka dalë kundër edhe emrit të ministres Donika Gërvalla, të cilën e cilësoi si bijën e heroit Jusuf Gërvalla.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë, sot ra maska.
Koalicioni PLAS, sdon zhbllokim, sdon formim institucionesh.
PLAS del dhe kundër një emri siq është bija e heroit Jusuf Gervalla, siq është ministrja Gervalla.
Këtë koalicion duhet ta plasim me votë në zgjedhjet e ardhshme.
Ska rrugë tjetër...plus 51%