“Gruaja e Memlit, Motra e Paris Gurit”, gazetari e pyet Çekun për ndarjen e fondeve, ai numëron familjarët e zyrtarëve të partive tjera që përfituan

Aktuale

“Gruaja e Memlit, Motra e Paris Gurit”, gazetari e pyet Çekun për ndarjen e fondeve, ai numëron familjarët e zyrtarëve të partive tjera që përfituan

Më: 21 gusht 2025 Në ora: 22:42
Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës në detyrë, Hajrulla Çeku, u pyet në Pressing në T7 për ndarjen e subvencioneve ku nëpër këto lista pati shumë përfitues që janë të afërm të zyrtarëve të Vetëvendosjes.

Çeku lexoi emra të përfituesve të të afërmve të partive opozitare.

“Disa emra përfitues, me vlera financiare. Në këto vite sa unë jam ministër, përfitues kane qenë: Eliza Hoxha, deputete e PDK-së. Meliza Krasniqi, bashkëshortja e Memli Krasniqit. Kujtim Shala deputet i LDK-së, Granit Rugova ish-drejtor i sportit në Prishtinë, Bajram Kosumi, Adelina Thaçi bashkëshortja e Bardhyl Metës, Ethem Çeku, Muhamet Hamiti anëtar i LDK-së, Bjeshka Guri motra Paris Gurit. Shkodran Ramadani, Nuredin Ibishi, Driton Siqesa…etj. Kanë përfitu sepse e meritojnë”, tha Çeku në Pressing.

“Pse po ja përmend emrat?”, e pyeti autori i presing Leonard Kerquki.

“Përfitojnë sepse e meritojnë”, u përgjigj Çeku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat