Bajqinovci, deputetit të PDK-së: Abelard, mos shpif dhe dezinformo

Aktuale

Bajqinovci, deputetit të PDK-së: Abelard, mos shpif dhe dezinformo

Nga: A.SH Më: 23 gusht 2025 Në ora: 15:07
Mefail Bajqinovci

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i ka reaguar deputetit të PDK-së, Abelard Tahirit, duke ia kujtuar se për 20 vjet qeverisje nga PDK e partnerët e saj nuk janë dokumentuar krimet e Serbisë, ndërsa vetëm me Albin Kurtin kryeministër është themeluar Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës.

Po ashtu ai ia rikujton se periudha “deri në dhjetor 2000” është përcaktuar që në vitin 2011 nga qeveria Thaçi dhe se në vitin 2015, kur PDK-LDK ishin në pushtet, u votuan Dhomat e Specializuara me këtë juridiksion kohor.

Tutje, thekson se Gjykata Speciale është miratuar në Kuvend me përkrahjen e Hashim Thaçit, i cili deputetët kundërshtues i kishte quajtur “patriotë të rremë”.

Reagimi në Facebook:

Abelard, mos shpif dhe dezinformo.

1. Shërbim Serbisë i keni bërë ju që për 20 vjet nuk keni arritur që t’i dokumentoni krimet e kryera të Serbisë. U desh të vinte Albin Kurti kryeministër që të themelohej Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës. Periudha “deri në dhjetor të vitit 2000” është vendosur si standard në Ligjin për Personat e Zhdukur, që është votuar në vitin 2011, kur Thaçi (PDK) ishte kryeministër dhe Hajredin Kuçi ishte ministër i Drejtësisë (PDK). Pastaj, në vitin 2015 (PDK-LDK) në Kuvend votoi Dhomat e Specializuara, me juridiksion kohor nga 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor 2000. Nëse ke ndonjë vërejtje për përfshirjen e kësaj periudhe, së pari pyet ish-eprorët e tu.

2. Gjykata Speciale është miratuar në Kuvendin e Kosovës, në kohën kur Hashim Thaçi ishte zëvendëskryeministër i Kosovës dhe kryetar i PDK-së. Thaçi i kishte quajtur patriotë të rremë dhe të paditur deputetët që kishin votuar për mos-themelimin e Gjykatës Speciale.

3. Me Hekuran Muratin ministër janë rritur pensionet për veteranët e luftës dhe për kategoritë e dala nga Lufta. Me ty, ministër i Drejtësisë, veteranët protestonin për pensionet që nuk i merrnin prej tre muajsh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat