Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas zhvillimeve në Kuvend, duke thënë se gjendja aktuale reflekton nivelin e aktorëve politikë që pretendojnë të udhëheqin vendin.
Ai tha se qëndrimet e LDK-së kanë qenë “parimore dhe konsistente që nga dita e parë” dhe se partia e tij ka ofruar marrëveshje uniteti, por ajo nuk është pranuar.
“Pa marrëveshje nuk mund të ketë shumicë, as votë për askënd. Tani le të bartin përgjegjësinë e bllokimit”, deklaroi Abdixhiku.
Reagimi në Facebook:
Pse po habiteni?
Ky edhe është niveli i tyre.
Kjo është derexheja në të cilën kemi ra si vend. Këta janë njerëzit me të cilët pretendojnë të udhëheqin këtë shtet.
Ju përçmojnë; prandaj dhe me përçmim ju përfaqësojnë.
Qëndrimet e LDK-së janë parimore dhe konsistente që nga dita e parë. Sepse janë të tilla, edhe po qëndrojnë mbi lojërat patetike politike. Pa marrëveshje nuk mund të ketë shumicë. Pa marrëveshje nuk mund të ketë votë - për askend dhe asnjërin! Marrëveshje uniteti ofruam, nuk e deshën. Tani le të bartin përgjegjësinë e bllokimit. Jemi të bindur gjithsesi, se duke sharë e ofenduar në vazhdimësi, nuk do të ndryshojnë mendimin e asnjërit.