Haradinaj kujton Ismet Jasharin dhe dëshmorët e Brigadës 121 në 27-vjetorin e rënies

Aktuale

Haradinaj kujton Ismet Jasharin dhe dëshmorët e Brigadës 121 në 27-vjetorin e rënies

Më: 25 gusht 2025 Në ora: 10:46
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot prijësin dhe strategun Ismet Jashari, i njohur si Kumanova, në 27-vjetorin e rënies së tij heroike.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka nderuar gjithashtu të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut.

Në mesazhin e tij përkujtimor, Haradinaj vlerësoi lart betejat dhe përpjekjet e kësaj brigade të lavdishme në mbrojtje të pozicioneve të luftës dhe të popullatës së zhvendosur në Malet e Berishës, duke përmendur me nder dhe emrat e dëshmorëve të rënë në ofensivat e gushtit, Habib Zogaj, Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj dhe Zenun Mataj.

“Të paharruar në kujtimin e brezave. Lavdi!”, shkroi Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat