​Limaj pas zgjedhjes së kryeparlamentarit: Pse e kanë vonuar vendin tash e saj muaj?

Aktuale

​Limaj pas zgjedhjes së kryeparlamentarit: Pse e kanë vonuar vendin tash e saj muaj?

Më: 26 gusht 2025 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është deklaruar pas zgjedhjes së kryeparlamentarit, Dimal Basha.

Ai tha se duhet të ketë shpjegim para qytetarëve të Kosovës se “pse është vonuar vendi tash e sa muaj për të ardhur deri këtu”.

Limaj: Pres një shpjegim pse e kanë vonuar vendin tash e sa muaj

“Unë së pari pres një shpjegim pse e kanë vonuar vendin deri më tani sa muaj. Shpresoj që do ta kenë një shpjegim para qytetarëve të Kosovës, pse është vonuar vendi tash e sa muaj për të ardhur këtu ku jemi sot”, deklaroi shkurt Limaj.

Kështu u shpreh Limaj pas votimit të kryeparlamentarit Dimal Basha, teksa nuk tregoi se a do të marrin pjesë në formimin e qeverisë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat