Miftaraj: Shpresojmë se sot përfundon edhe zgjedhja e nënkryetarëve

Aktuale

Miftaraj: Shpresojmë se sot përfundon edhe zgjedhja e nënkryetarëve

Më: 26 gusht 2025 Në ora: 13:22
Ehat Miftaraj

Drejtori i Institutit të Kosoëvs për Drejtësi, Ehat Miftaraj, tha se është lajm i mirë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

“Lidhur me emrin, nese LVV mendon se i njejti i perfaqeson vlerat me te mira te saj si parti eshte legjitime dhe e drejte e pakontestueshme e LVV te perfaqesohet nga z. Dimal Basha.
Nje urim dhe respekt per secilin deputet nga PDK dhe AAK qe lane anash interesat partiake dhe votuan per zhbllokimin institucional. Kosova eshte me e madhe se partia dhe secili deputet apo politikan. Sot menduan dhe votuan per Kosoven.

Te shpresojme se sot perfundon edhe zgjedhja e nen-kryetareve dhe te finalizohet konstituimi i Kuvendit per te hapur rrugen e formimit te qeverise.

Kur ka vullnet politik nga deputete qe interes kane Kosoven dhe jo interesat e ngushta personale dhe partiake lehtesisht zbatohet Kushtetuta dhe vendimet e Gjykates Kushtetuese”, shkroi në facebook, Miftaraj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat